International Maarif Schools of Kosova

“International Maarif Schools of Kosova” kanë filluar aktivitetet në vitin 2017. Qëllimi kryesor i shkollave tona është ofrimi sa më cilësor i mësimdhënies, i cili do të shërbejë për edukimin e brezave të rinj që do të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës. Shkolla jonë në Prishtinë ofron shërbime të të gjitha niveleve, duke filluar nga kopshti e deri në shkollën e mesme, ndërsa kapaciteti total është për 350 nxënës. Gjithsej ka 14 klasa dhe secila prej tyre është e pajisur me tabelë të mençur. Po ashtu shkolla posedon klasë të veçantë për mbajtjen e lëndës së teknologjisë, laboratorë për mbajtjen e lëndës së fizikës, të kimisë, të biologjisë dhe atelie për mbajtjen e lëndës së artit figurativ. “International Maarif Schools of Kosova” gjithashtu funksionon me shkollën e saj edhe në Prizren. Është një shkollë e cila për një kohë rekorde prej 2 muajsh është restauruar në tërësi, e përbërë prej 18 klasash dhe në total ka një kapacitet prej 430 nxënësish. Edhe shkolla jonë në Prizren ofron shërbime të standardeve ndërkombëtare për të gjitha nivelet nga klasa e 1-rë deri në të 9-n. Të gjitha klasat janë të pajisura me tabelë të mençur, për mbajtjen e lëndëve shkencore shërbejnë dy laboratorë, për mbajtjen e lëndës së muzikës dhe të artit dy atelie, për lëndët e gjuhëve të huaja, anglisht dhe turqisht, një klasë e veçantë, si dhe për zhvillimin e punimeve të klubeve si: lojërat logjike, kodike robotike nxënësit përfitojnë nga mundësitë e shumta që ofrohen përmes sallës së kompjuterëve dhe për t’i realizuar të gjitha këto po harxhohet energji maksimale. Në të dyja shkollat funksionojnë edhe bibliotekat, të cilat u shërbejnë nxënësve. Krahas mësimeve intensive në gjuhën angleze, shkollat “Maarif” nxënësit i motivojnë dhe i përkrahin edhe në fushat e tjera, si: ofrojnë kurse shtesë gjatë fundjavës dhe mësime shtesë për mbajtjen e aktiviteteve kulturore e sportive. Për ta udhëhequr stafin akademik shërben pedagogu, për shërbimet këshilluese shërben psikologu, ndërsa për t’u kujdesur për shëndetin e nxënësve kemi angazhuar edhe nga një motër medicinale në secilën shkollë. “International Maarif Schools of Kosova” duke bashkëdyzuar sistemin e kurrikulës zyrtare të Kosovës me programin e saj synon që nxënësve t’u ofrojë një përvojë ndërkombëtare.