INTERNATIONAL MAARIF SCHOOLS OF KOSOVA - PRIZREN

  • KLUBI I SHKENCAVE

    Ky klub udhëhiqet nga arsimtarja e kimisë, Besarta Krasniqi. Është rezervuar një klasë e veçantë –kabinet e cila është e pajisur me të gjitha aparaturat dhe materialet e nevojshme për eksperimente kimike. Aty zhvillohet ana praktike e lëndës për të demonstruar eksperimente dhe reaksione kimike. Ka interesim dhe efekt të mirë nga ana e nxënësve.

  • KLUBI I LOJËRAVE LOGJIKE

    Ky klub udhëhiqet nga arsimtarja Sejhane Gashi dhe brenda klubit marrin pjesë nxënës kryesisht nga klasa e III e lartë. Shkolla ka rezervuar një klasë të veçantë me Smart Board dhe kompjuterë. Aty zhvillohen aktivitete të ndryshme të natyrave të ndryshme dhe ato pasqyrohen në kuadër të orëve mësimore për të nxitur interesimin dhe kreativitetin.

  • KLUBI I ARTEVE

    Klubi në fjalë udhëhiqet nga profesori Hasan Thaqi. Grumbullon nxënës nga klasa e VI-IX. Shkolla ka atelienë e vet dhe mjetet e duhura për të zhvilluar artin e pikturës dhe skulpturës. Janë bërë mjaft ekspozita brenda shkollës dhe jasht. Punimet më të mira për çdo eveniment shpërblehen nga drejtoria duku u përzgjedhur ato nga grupi i arsimtarëve të natyrës së arteve Klubi përgjigjet edhe për dekorin dhe dizajnin e punimeve të nxënësve sipas periudhave kohore.

  • KLUBI I MUZIKËS

    Në kuadrin e këtij klubi që udhëhiqet nga arsimtarja Rabije Krasniqi, marrin pjesë nxënësit e të gjitha grupmoshave fillore.Shkolla ka kabinetin e vet me Smart Board dhe me mjetet tjera të duhura për këtë aktivitet. Nxënësit tregojnë interesim të madh dhe brenda vitit shkollor jepen shfaqje me programe muzikore duke interpretuar këngë me instrumente, ku nxënësit janë interpretues dhe në formën Plej Bek. Kultivohen këngët e traditës, popullore e folklorike sikurse edhe ato moderne.

  • KLUBI I FOLKLORIT

    Brenda këtij klubi janë të përfshirë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Klubi udhëhiqet nga Meleqe Begaj, eksperte e folklorit. Aktiviteti zhvillohet në një klasë të veçantë dhe kultivon valle nga tradita e popujve të Kosovës dhe duke përfshirë zhanre të ndryshme sikurse popullore dhe moderne.Nxënësit kanë veshjet popullore pët t`iu përshtatur valles gjegjëse. Kemi paraqitje shumë të mira të pikave respektive gjatë programeve për festa të ndryshme.

  • KLUBI I SHAHUT

    Ky klub grumbullon rreth vetes nxënës nga klasa e VI-IX dhe udhëhiqet nga mjeshtri i shahut, Enver Gjurgjealo. Shkolla ka kabinetin e shahut të kompletuar me pajisjet e duhura dhe në holet e shkollës janë vënë nga dy tabela shahu për kohën e pushimeve ndërmjet orëve mësimore. Zhvillohen aktivitete edhe me klube dhe individë nga shkollat tjera dhe nga komunat tjera që të nxitet shpirti garues dhe kualiteti i lojës së shahut.

  • KLUBI I SPORTEVE NATYRORE

    Për mbarëvajtjen e kësaj natyre të aktivitetit kujdest eksperti Salim Xhejlani i cili zhvillon aktivitetin në teren duke shfrytëzuar vikendet.Pesëmarrës janë nxënësit e klasave VI- IX.Ka rezultate sepse vetë interesimi i nxënësve dhe kujdesi i ekspertit bën që të njihet natyra e Kosovës , të shijohet ajo dhe të zhvillohen sporte që i përshtaten kësaj fushe.

  • KLUBI I FUTBOLLIT

    Në shkollën tonë funksionon Klubi i futbollit i udhëhequr nga arsimtari i lëndës së Edukatës fizike, Behajdin Xhinali. Nxënës pjesëmarrës janë grupmosha nga nxënësit e klasave VI-IX. Nxënësit kanë hapësirën e duhur për stërvitje respektive, pra sallën e futbollit dhe të gjitha rekuizitat që ndihmojnë në kalitjen e karakterit sportiv prej futbollisti .