International Maarif Schools of Kosova

“International Maarif Schools of Kosova” kanë filluar aktivitetet në vitin 2017. Qëllimi kryesor i shkollave tona është ofrimi sa më cilësor i mësimdhënies në një ambient duke iu përmbajtur standardit ndërkombëtar, i cili do të shërbejë për edukimin e brezave të rinj që do të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës. Shkolla jonë në Prishtinë ofron shërbime të të gjitha niveleve, duke filluar nga çerdhja deri në shkollën e mesme, ndërsa kapaciteti total është për 350 nxënës. Gjithsej ka 14 klasa dhe secila prej tyre është e pajisur me tabelë të mençur. Po ashtu shkolla posedon klasë të veçantë për mbajtjen e lëndës së teknologjisë, laboratorë për mbajtjen e lëndës së fizikës, të kimisë, të biologjisë dhe atelie për mbajtjen e lëndës së artit figurativ.

  • SALLA E SPORTIT

    Shkolla jonë disponon me sallën sportive ku gjenden pothuaj të gjitha rekuizitat sportive themelore që mundësojnë zhvillimin e lojërave të ndryshme. Ka hapësirën e duhur dhe arsimtari Behajdin Gjinali merret me nxënësit gjatë orës së edukatës fizike dhe orëve shtesë për nxënësit e regjistruar në klubin e lojërave të veçanta. Nxënësit kanë arritur objektivat e caktuara dhe shpërfaqin talentin e tyre në garat ndërmjet shkollave sikurse edhe garat në nivel vendi apo edhe ndërkombëtare për raste të veçanta. Bëhet një punë e mirë me nxënës edhe në matjen e aftësive në atletikë duke llogaritur kohën e vrapimit të tyre dhe me ato të dhëna njoftohen edhe prindërit përmes njoftimeve.

  • KABINETI I FIZIKËS

    Kabineti i fizikës i shkollës sonë disponon hapësirën e duhur për mesim teorik dhe praktik dhe është i pajisur me mjete gjegjëse që mundësojnë një aftësim pragmatik. Aty zhvillohen orët mësimore të pjesës praktike dhe kuadri adekuat tregon performancë .Arritjet e nxënësve janë të pa kontestueshme, kur kihet para sysh fakti se zhvillohet mësimdhënie e lëmisë së këtillë edhe në gjuhën angleze.

  • KABINETI I KIMISË

    Kabineti i kimisë ka mjetet e nevojshme për mësim teorik dhe praktik me përmasa bashkëkohore. Aty ka mjaft preparate për demonstrimin e reakcioneve kimike dhe mjaft aparatura që shpërfaqin ato reakcione. Mësimi zhvillohet shqip dhe anglisht. Mësimdhënia ka kualitetet e duhura dhe nxënësit e kanë të lehtë ta kuptojnë këtë lëndë.

  • KABINETI I BIOLOGJISË

    Kabineti i biologjisë është dhomë e vacantë me të gjitha mjetet për mësim praktik dhe për demonstrim elektronik.Arsimtari përgjegjës ka mjaft storie me pamje bioogjike dhe maketa të organizmave për të parë ndërtimin e botës shtazore dhe bimore.Ka edhe kushte për zhvillimin e operacioneve të thjeshta me organizma të ndryshëm duke përforcuar njohjet. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.

  • KABINETI I MUZIKËS

    Kabineti i muzikës është klasë e vaçantë ku janë të vendosur mjaft instrumenta muzikorë, tabela e mençur dhe pajisje elektronike të zërimit dhe riprodhimit të këngëve.Arsimtarja respektive zhvillon aktivitet të ngjeshur dhe ka bërë mjaft demonstrime të arritjeve të nxënësve në programet festive.